Komuna e Kamenicës nënshkruan memorandum bashkëpunimi me organizatën ‘’Advancing Together’’
09 nëntor 2023
| 15:17
Kryetari i komunës, Kadri Rahimaj, së bashku me nënkryetaren për Komunitete, Aleksandra Jovanovic, si dhe drejtorin e Arsimit, Afrim Dërvishi, kanë pritur në takim drejtorin ekzekutiv të organizatës “Advancing Together’”, Bashkim Ibishi, dhe përfaqësues të tjerë nga UNMIK-u, ku kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.
Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi për zbatimin e Projektit ‘’Bëhu Partneri Im për Mirëqenie – faza 2’’2023/2024, të financuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë-UNMIK, për fuqizimin e komuniteteve lokale, duke kontribuar kështu në hartimin, zbatimin, dhe monitorimin e planeve dhe projekteve në lidhje me komunitetet.