Komuna e Kamenicës përmbyllë kampanjën ‘16 ditë e aktivizimit të dhunës ndaj gruas’
Për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Komuna e Kamenicës i është bashkangjitur kampanjës globale botërorë “16 ditë e aktivizimit të dhunës ndaj gruas”, kampanjë kjo të cilën e kanë shënuar 1 700 organizata të ndryshme ndërkombëtare, në 100 shtete të botës.
Komuna e Kamenicës për hir të kësaj dite në krye me zyrtaren për Barazi Gjinore, Teuta Kastrati dhe Grupi i Grave të Kamenicës ka organizuar disa aktivitete.
Së bashku kanë vizituar Stacionin Policor në Kamenicë përkatësisht Njësinë e Dhunës në Familje, ku edhe janë marrë shënime të sakta sa i përket statistikave të lajmëruara të dhunës në komunë. Po ashtu, zyrtarja për barazi gjinore, Teuta Kastrati ka organizuar takime me gra në shkollat fillore të fshatit Karaçevë të Poshtme dhe të Epërme në Roganë dhe Kamenicë, ku ka prezantuar disa statistika për tri vitet e fundit të dhunës në Kamenicë.
/Epoka e re/