Komuna e Kamenicës pjesë e projektit “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës”

11 qershor 2020 | 15:35

Komuna e Kamenicës së bashku me “Qendrën për Arsim të Kosovës-KEC”, të enjten kanë mbajtur një takim ku kanë diskutuar për projektin “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës”, projekt ky i financuar nga Bashkimi Europian.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me u.d drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi, dhe zyrtarë të tjerë të sektorit të arsimit dhe të Qendrës për Punë Sociale, kanë pritur në takim Ardita Kabashi menaxhere e këtij projekti dhe ekspertin për hartimin e planeve të veprimit për këtë projekt.

Kryetari Kastrati duke falënderuar organizatën “Qendra për Arsim të Kosovës – KEC”, për bashkëpunim në këtë projekt të rëndësishëm për nxënësit e Kamenicës, ka thënë se si institucion do ta adresojnë këtë fenomen që ka pasoja në të gjitha anët. “I lumtur që Kamenica është pjesë e projektit ‘Së bashku kundër Abuzimit të Fëmijës’, nga organizata KEC. Fatkeqësisht, dhuna ndaj fëmijëve si fenomen, është akoma mes tabusë e heshtjes dhe si shoqëri e institucion, duhet t’a adresojmë këtë problem që ka pasoja në të gjitha anët. Si komunë, e kemi dëshmuar që angazhimi ynë për një jetë më të mirë është për të gjithë, pa dallim. Fokusi e prioriteti ynë është fëmijëria e hershme sepse nuk mund ta paramendojmë një shoqëri të shëndoshë nëse dhuna psikologjike, fizike, apo sociale është duke rënduar mbi supet e më të dashurve tanë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, ka pritur në…