Komuna e Kamenicës pranon donacion një gjenerator nga UNMIK-u

25 qershor 2020 | 17:50

Komuna e Kamenicës ka pranuar donacion një gjenerator që do të ndihmojë në kryerjen e punëve të administratës komunale.

Ky donacion është dhuruar nga UNMIK-u.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka falënderuar UNMIK-un për donacionin, i cili do të shërbej për nevojat e administratës komunale. “Nga UNMIK-u kemi pranuar donacion Gjeneratorin që do shërbej për nevojat e administratës komunale. Falënderoj nga zemra përfaqësuesin special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së/UNMIK, Zahir Tanin, për këtë donacion”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa donacionin e ka pranuar drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi, i cili duke falënderuar donatorin tha se donacionet e tilla e ndihmojnë mjaft shumë komunën. “Falënderoj donatorin për këtë gjenerator. Donacionet e tilla janë gjithmonë të mirëpritura sepse plotësojnë disa nga nevojat tona komunale”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka emëruar  Arton…