Komuna e Kamenicës pranon donacion për mbrojtje nga Covidi
07 shtator 2020
| 10:39
Shoqata Humanitare “Al Hidaya” dhe “Dora e djathtë” kanë dhuruar gjashtë mijë maska për të rritur, tre mijë për fëmijë në Kamenicë dhe 100 dezinfektues.
Me këtë rast, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka falënderuar shoqatat për donacionin e dhuruar gjatë kësaj periudhe të pandemisë.
“Falënderoj për këtë donacion Shoqatën Humanitare ‘Al Hidaya’ dhe ‘Dora e djathtë’ jam shumë mirënjohës për kontributin që të gjithë po japin për Kamenicën në këtë kohë të pandemisë”, ka thënë Kastrati.