Komuna e Kamenicës pranon një donacion me 500 maska nga UNMIK-u
15 qershor 2021
| 15:32
Komuna e Kamenicës, përkatësisht drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, ka pranuar të martën një donacion prej dhjetë pakove me nga 500 maska nga UNMIK-u.
Drejtoresha e DShMS-së, Suna Zajmi-Krasniqi, është shprehur mirënjohëse ndaj të gjithë atyre që po vazhdojnë të kontribuojnë për Komunën e Kamenicës.
“I jam pafundësisht mirënjohëse UNMIK-ut për donacionin e dhuruar. Ndonëse rastet me Covid-19 janë duke u zvogëluar, padyshim që të gjithë ne duhet të jemi të kujdesshëm, andaj maskat janë një faktor i rëndësishëm për parandalimin e mëtutjeshëm të virusit”, ka thënë Zajmi-Krasniqi.