Komuna e Kamenicës vazhdon të pranojë donacione në kuadër të luftimit të Covid-19
Komuna e Kamenicës dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), po vazhdojnë të pranojnë donacione nga donator të ndryshëm në luftë me pandeminë COVID-19.
Kësaj here kompania “Air Energy”, ka sjellë edhe një donacion në Kamenicë, për muajin e shenjtë të Ramazanit, donacioni përfshinë pako ushqimore dhe higjienike për qytetarët e Komunës së Kamenicës, si dhe stafit shëndetësor.
Donacionin e ka pranuar drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Krasniqi-Zajmi, dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së, Besim Beqiraj.
Kompania turke “Air Energy”, ka ndihmuar në vazhdimësi Kamenicës, duke sjellë edhe donacione me mjete mbrojtëse për stafin mjekësor të QKMF-së.
Ndryshe në Komunën e Kamenicës, janë mbledhur donacione për 400 pako ushqimore e higjienike përmes fushatës #700për700, nga bashkëqytetarët në diasporë dhe qytetarë nga e gjithë Kosova, ndërsa duhet të sigurohen edhe 300 pako të tjera.