Komuna e Kastriotit dhe Ambasada franceze me marrëveshje për lumin Sitnica
30 gusht 2018
| 16:50
Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, dhe Joseph Giustiniani, atashe pranë ambasadës franceze për bashkëpunim, kanë nënshkruar të enjten një marrëveshje bashkëpunimi për menaxhimin e resurseve ujore, me theks të veçantë të lumit Sitnica.
Kjo marrëveshje vjen si pjesë e projektit të bashkëpunimit Kosovë-Francë për trajtimin e resurseve ujore.
Siç ka njoftuar Komuna e Kastriotit, fillimi i fizibilitetit për projektin e lumit Sitnica paraqet fazën e parë të kësaj marrëveshje.
“Tani më po fillon një epoke e re e trajtimit të ujërave dhe lumit Sitnica”, ka njoftuar Komuna e Kastriotit.