Komuna e Klinës dhe IADK-u mbajtën sesion informues për fermerë
Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka organizuar sesion informues me fermerët e kësaj komune.
Ky sesion informues është mbajtur nga organizata joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK), e cila është duke zbatuar projektin, “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit të eksportit”, përkrahur nga Deutche Gesellschaft fur International Zusammenarbeit (GIZ), mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.
Me këtë rast, janë ftuar ftohen fermerët e komunës së Klinës që të aplikojnë për përfitimin e garantëve në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike. Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naser Morina, ka inkurajuar të gjithë fermerët si dhe kompanitë, të cilat janë të interesuara të merren me kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike të aplikojnë dhe të përfitojnë nga benefitet ekonomike dhe shëndetësore të tyre.
/Epoka e re/