Komuna e Klinës fton qytetarët për dhurim vullnetar të gjakut
11 korrik 2018
| 16:13
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Klinës nëpërmjet një ftese publike ka ftuar institucionet dhe qytetarët e kësaj komune që gëzojnë shëndet të mirë, që sot (e enjte) të paraqiten për dhënien vullnetare të gjakut, dedikuar të sëmurëve dhe të lënduarve që shërohen në spitalet tona.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Klinës, Hekuran Sejdiu, nën moton “dhuro gjak, shpëto jetë”, ka folur mbi rëndësinë që ka dhurimi i gjakut për ata që kanë nevojë. Ky aktivitet do të organizohet nga Qendra e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut dhe DKSHMS-Klinë.
Dhënia vullnetare e gjakut do të realizohet në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) duke filluar nga ora 10:00.