Komuna e Klinës përkrahë fermerët me mjete bujqësore

13 dhjetor 2020 | 13:40

Në kuadër të përkrahjes dhe subvencionimit në fushën e bujqësisë, Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, i ka shpërndarë 13 motokultivatorë me frezë për fermerët.

Në ndarjen e këtyre pajisjeve bujqësore ishte i pranishëm kryetari i komunës, Zenun Elezaj nën shoqërimin e drejtorit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naser Morina.

Kryetari Elezaj, me këtë rast është shprehur se si komunë kanë për qëllim që fermerëve t’u krijojnë kushte sa më të mira për punë, pasi sipas tij, kjo do të ndikojë edhe në avancimin tutje të sektorit të bujqësisë.

Ndërsa, drejtori Morina ka theksuar se gjatë këtij viti kanë përkrahur në vazhdimësi bujqit dhe fermerët e Komunës së Klinës, duke filluar me serra, pemë, pastaj me makina mjelëse, spërkatës krahu dhe shumë të tjera.

“Tani edhe pajisjet me motokultivator janë dëshmi se përkrahja në bujqësisë nuk do të mungojë asnjëherë nga drejtoria e Bujqësisë dhe komuna në përgjithësi”, ka thënë Morina.

Vlera totale e këtij subvencioni është 37 mijë e 700 euro.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Maqedonia e Veriut synon të vaksinoj në mes të 60…