Komuna e Lipjanit e përgatitur për fillimin e procesit mësimor
17 janar 2021
| 16:38
Në Komunën e Lipjanit është bërë dezinfektimi i të gjitha objekteve shkollore si dhe janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për gjysmëvjetorin e dytë që do të fillojë më 18 janar 2021.
Po ashtu, shkollat janë furnizuar edhe me dezinfektues dhe mjete të tjera higjienike të cilat DKA i ka pranuar donacion nga UNICEF-i.
Komuna e Lipjanit ka njoftuar se vetëm shkolla “Emin Duraku” në fshatin Banullë nuk do të hapet këtë javë për arsye të dëmeve që janë shkaktuar si pasojë e reshjeve të fundit.