Komuna e Lipjanit miraton pako emergjente për luftimin e pandemisë
17 prill 2020
| 15:27
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë me dije se Kuvendi Komunal ka miratuar një pako emergjente në vlerë prej mbi 154 mijë euro, duke përfshirë edhe lehtësirat financiare për bizneset e kësaj komune.
“Sot është mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës të Lipjanit në gjimnazin ‘Ulpiana’ ku me të gjitha votat ‘për’ është miratuar pako emergjente në vlerë prej 154,735.00 euro, bashkë me lehtësirat financiare për biznese. Falënderoj kryesuesin Daut Azemi dhe gjithë anëtarët e Kuvendit që mbështetën këtë pako. #Bashkë do të ia dalim!”, ka njoftuar Ahmeti.
/Epoka e re/