Komuna e Lipjanit përuron objektin e ri për Ditën e Flamurit
28 nëntor 2022
| 11:32
Komuna e Lipjanit ka përuruar objektin e ri pikërisht në ditën e shënimit të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Me këtë rast kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti tha se pikërisht në këtë festë të madhe të kombit kanë vendosur të bëjnë inaugurimin e objektit të ri të Komunës.
Ahmeti ka uruar të gjithë qytetarët dhe shqiptarët ku do që janë për Ditën e Flamurit, duke u zotuar edhe për projekte të tjera, raporton EO.
“Të dashur qytetarë të Komunës së Lipjanit, Urime Festat e nëntorit, Urime Dita e Flamurit”.
Ai ka sqaruar se objekti i Komunës është i ndërtuar dhe i financuar 100 përqind nga mjetet e buxhetuar të hyrat vetanake nga taksat e qytetarëve të Lipjanit.