Komuna e Lipjanit tani edhe me shtigje moderne të ecjes
04 tetor 2020
| 16:47
I pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së me bashkëpunëtorë dhe zëvendësministrja MAPL-së, Makbule Shkodra dhe qytetarë të tjerë, kanë bërë përurimin e shtigjeve të ecjes në Lipjan.
Kryetari Ahmeti vlerësoi lart këtë projekt duke thënë se ky është një projekt modern dhe kjo është vetëm faza parë.
“Do vazhdojmë edhe 2.7 km në fazën e dytë për t’u krijuar hapësirë dhe mundësi për rekreacion qytetarëve tanë. Qytetarët e Lipjanit do të kenë edhe një hapësirë tjetër me kushte shumë të mira për rekreacion dhe ecje”, ka thënë kryetari Ahmeti.
Pas përurimit, shtë mbajtur edhe vrapimi “Vrapimi i krushqve”, që është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
(Q.R / Epoka e re)