Komuna e Malishevës bëhet me Zonë ekonomike
05 qershor 2018
| 15:51
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Komuna e Malishevës të bëhet me Zonë ekonomike.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, ka thënë se ky projekt ofron mundësi dhe parakushte për zhvillim më të hovshëm ekonomik në komunë.
“Kosovës dhe Malishevës po u vijnë ditë më të mira. Qeveria e Kosovës e ka prioritet ndër prioritetet zhvillimin ekonomik dhe stimulimin e bizneseve, dhe në këtë drejtim ne angazhohemi që bizneseve të secilës komunë në Kosovë t’u krijojmë kushte më të mira për të operuar”, ka thënë Hasani.
/Epoka e re/