Komuna e Malishevës dhe Avokati i Popullit pajtohen për të vazhduar bashkëpunimin
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe zyrtarja për barazi gjinore, Vera Bytyçi, kanë pritur të martën në një takim pune zëvendësavokaten e Popullit, Naile Alajn, me të cilën kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të dy institucioneve dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë edhe në të ardhmen.
Zëvendësavokatja e Popullit, Naile Alaj, e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me Komunën e Malishevës dhe e ka falënderuar komunën për këtë bashkëpunim, dhe gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar për të gjitha çështjet që lidhen me punën e institucionit të Avokatit të Popullit.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka shprehur gatishmërinë e komunës për bashkëpunim, duke theksuar janë të gatshëm që për të gjitha çështjet që adresohen të përgjigjen.
/Epoka e re/