Komuna e Malishevës dhe Islamic Relief shpërndajnë mekanizëm bujqësor për fermerët

14 prill 2025 | 15:12

Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes Komunës së Malishevës dhe organizatës Islamic Relief, sot është realizuar shpërndarja e mekanizmit bujqësor për fermerët përfitues nga kjo komunë. Pajisjet e shpërndara përfshijnë multikultivatorë, makina mbjellëse për grurë dhe misër, spërkatëse, freza, ndërsa më herët fermerët kishin përfituar edhe serra bujqësore.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka uruar përfituesit dhe ka falënderuar Islamic Relief për bashkëpunimin.

“Zhvillimi i bujqësisë dhe rritja e kapaciteteve prodhuese është një nga prioritetet tona, me synimin që tregu të furnizohet me produkte vendore dhe ushqimi në sofrat tona të vijë nga toka jonë. Përkrahja e sektorit bujqësor do të vazhdojë, pasi është njëra nga degët më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të komunës sonë,” tha kryetari Kastrati.

Drejtoresha e programit në Islamic Relief Kosovë, Albulena Gashi, përgëzoi fermerët përfitues dhe falënderoi Komunën e Malishevës për bashkëpunimin. “Jemi të vetëdijshëm që nevojat janë më të mëdha se kaq, prandaj angazhimi ynë në përkrahje të bujqësisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen,” u shpreh ajo.

Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Malishevës, Sylë Dukolli, bëri të ditur se nga ky program kanë përfituar gjithsej:
• 58 serra me sipërfaqe 50 m²,
• 15 serra me sipërfaqe 100 m²,
• 50 multikultivatorë,
• 25 spërkatëse,
• 15 makina për mbjelljen e misrit,
• 13 makina për mbjelljen e grurit,
• 27 freza.

Dukolli shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe punën e palodhur të zyrtarëve të Islamic Relief dhe zyrtarëve të drejtorisë për bujqësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetë të pakicave jo-serbe kanë shprehur sot një qëndrim të…