Komuna e Malishevës ekzekuton pagesën për 216 studentë përfitues të bursave studentore
16 shtator 2021
| 18:25
Komuna e Malishevës ka realizuar për vitin 2021 synimin e saj për përkrahje të studentëve përmes ndarjes së bursave studentore për 216 studentë bursistë.
“Ekzekutimin e pagesës e ka realizuar komuna e Malishevës përmes Drejtorisë për Arsim dhe Edukim dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për 216 studentë përfitues të bursave studentore. Komuna e Malishevës të gjithë studentëve u dëshiron suksese në studimet e tyre dhe garanton që përkrahja për studentët e komunës sonë nuk do të mungojë asnjëherë jo vetëm për ndarjen e bursave, por edhe për përkrahje të tjera për studimet e tyre”, është bërë me dije në njoftimin për media.