Komuna e Malishevës fillon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve në fshatra
Komisioni komunal për organizimin e zgjedhjeve në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës, ka mbajtur të premten takimin e parë të punës.
Në këtë takim është bërë zgjedhja e kryetarit të këtij komisioni, si dhe janë ndarë grupet e punës, ndërsa data e mbajtjes së zgjedhjeve do të përcaktohet pas një takimi të komisionit me kryetarët aktual të fshatrave.
Kryetar i këtij komisioni është zgjedhur kryesuesi i Kuvendit Komunal të Malishevës, Rrahim Morina.
Në këtë takim të komisionit, është diskutuar për organizimin e zgjedhjeve dhe komisioni ka vendosur, që paraprakisht të mbahet një takim me kryetarët aktual të fshatrave, e më pas të përcaktohet data e fillimit të mbajtjes së zgjedhjeve, në të gjitha fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës.
/Epoka e re/