Komuna e Malishevës harxhon 70 për qind të buxhetit
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka kërkuar nga drejtorët e drejtorive komunale që të respektohet dinamika për realizimin e projekteve kapitale.
Ai gjithashtu ka kërkuar përgjegjësi nga drejtorët dhe punëkryrësit në realizimin e projekteve.
Ndërkaq rreth punëve të infrastrukturës rrugore, kanalizimeve, ujësjellësit si dhe për dinamiken e projekteve, ka dhënë informata drejtori i Urbanizmit, Islam Vrenezi.
Drejtori i Arsimit, Blerim Thaçi, ka thënë janë duke vazhduar punët në disa prej objekteve shkollore, renovimet e domosdoshme, të cilat pritet të përfundojnë sa më shpejt, inventarizimi i shkollës në Llazicë, si dhe ka raportuar për furnizimin me lëndë djegëse të shkollave.
Kurse drejtori i Shërbimeve Publike, Milazim Morina, ka apeluar për mbrojtje më të mirë të ambientit, duke kërkuar nga qytetarët dhe bizneset që të kenë kujdes në hedhjen e mbeturinave, po ashtu në këtë drejtim ka kërkuar nga kompania përgjegjëse edhe më shumë angazhim.
Valon Mazreku nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, ka raportuar se rreth 70 për qind e buxhetit është shpenzuar, kurse realizimi i të hyrave vetanake ka shënuar rritje në realizim rreth 72 për qind.
/Epoka e re/