Komuna e Malishevës kërkon nga qytetarët t’i zbatojnë udhëzimet për parandalimin e COVID-19

20 mars 2020 | 12:45

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë, sot ka mbajtur takimin e rregullt të saj, ku kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, ka informuar për gjendjen dhe situatën e deritanishme, si pasojë e koronavirusit.

Ai ka thënë se deri më tani gjendja është e menaxhueshme, ku nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus me përjashtim të katër rasteve të mëhershme.

Komuna e Malishevës ka bërë me dije se në këtë takim janë dhënë disa njoftime nga organet përgjegjëse për sigurinë dhe menaxhimin e situatës.

“U kërkua që qytetarët, në përpikëri të zbatojnë vendimet dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore dhe qeveritare, si masa më e mirë për parandalimin dhe mbrojtjen nga ky virus”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë me…