Komuna e Malishevës ndan 150 bursa për studentë
01 qershor 2018
| 18:03
Komuna e Malishevës ka ndarë 150 bursa për studentë, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë përmbushur kriteret bazuar në rregulloren për ndarjen e bursave për studentë.
Pas vlerësimit nga ana e komisionit, kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, ka shprehur gatishmërinë e tij, që të mbështes studentët me bursa.
Subvencionimi i studentëve, apo ndarja e bursave, është bërë për studentët të cilët studiojnë në Universitetet Publike në Republikën e Kosovës dhe që janë nga Komuna e Malishevës.
/Epoka e re/