Komuna e Malishevës ndanë bursa për 195 studentë
Komuna e Malishevës të martën ka organizuar ceremoninë zyrtare për ndarjen e bursave për 1956 studentë të kësaj komune.
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, i cili ka thënë se studentët janë e ardhmja e Malishevës.
“Është ndjenjë e mirë që sot të jesh pjesë e aktit solemn për ndarjen e bursave të studentëve, që janë e sotmja dhe e ardhmja jonë në fushat e dijes, në mirëqenien e familjes dhe në zhvillimin e shoqërisë. Në fund urime dhe suksese në studimet që keni zgjedhur për të studiuar”, ka thënë Thaçi para përfituesve të bursave studentore.
Ndërsa, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, u ka thënë studentëve të cilët ishin mbledhur në sallën e Kuvendit Komunal se një ditë një pjesë e tyre do të jenë në udhëheqjen komunale, si dhe disa prej tyre do ta japin kontributin në arsim, shëndetësi, sport, kulturë, etj.
Studentët përfitues të bursave i ka uruar edhe kryesuesi i Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Resim Morina.
/Epoka e re/