Komuna e Malishevës nënshkruan marrëveshje bashkëpunim me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë

09 nëntor 2018 | 10:50

Komuna  e Malishevës dhe Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë së projekteve bujqësore të realizuar nga IADK-ja në Malishevë.

Në mesin e pesë komunave të Kosovës, ku IADK-ja do ta zbatojë projektin “Përfshirja ekonomike e të kthyerve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritjen e kapaciteteve përmes trajnimeve profesionale” është përfshirë edhe Komuna e Malishevës.

Ky projekt  përkrahet nga Deutsche Gesellschaft Fur International Zusammenarbeit (GIZ)  GmbH,  i mandatuar nga Qeveria  e Republikës  Federale të Gjermanisë,  koha e realizimit është shtator 2018 – qershor 2020.

Komuna e Malishevës do të krijojë të gjitha lehtësirat të parapara në marrëveshje dhe është zotuar për ta zbatuar në përpikëri marrëveshjen me IADK-në.

Të dy palët kanë përcaktuar përfaqësuesit e vet që të mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjes dhe implementimin e projekteve, IADK-në e përfaqëson Arta Zhubi, projekt menaxhere ndërsa Komunën e Malishevës, Januz Mazreku.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dhe  drejtorit  ekzekutiv të IADK-së. Zenel Bunjaku.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje…