Komuna e Malishevës organizoi turnirin e Pavarësisë në Volejboll

16 shkurt 2022 | 16:54

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Malishevës në bashkëpunim me Klubin e Volejbollit Malisheva dhe Federatën e Volejbollit të Kosovës, ka organizuar Turnir në Volejboll.

Ky turnir është organizuar në Sallën e SHFMU “17- Shkurti” në Banjë.

Në këtë Turnir i cili organizohet për herë të katërt me radhë, janë ftuar 3 ekipe të Volejbollit të Femrave nga qytetet fqinje.
Ekipet pjesëmarrëse në Turnir ishin:
1. KV “Malisheva”- Malishevë
2. KV “Theranda”- Suharekë
3. KV “Feronikeli”- Drenas
4. KV ”Vëllaznimi”- Gjakovë
Fitues i këtij turniri ishte KV “Feronikeli” nga Drenasi

Në këtë turnir ishte prezent edhe Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i Komunës së Malishevës, Fitim Shala, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe ekipet pjesëmarrëse në këtë Turnir të Pavarësisë.

Ai theksoi se Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport vazhdimisht i ka përkrahur klubet sportive dhe aktivitetet sportive, por synohet që në të ardhmen kjo mbështetje të jetë edhe më e madhe.

Ai gjithashtu i uroj të pranishmit për 14 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gareth Bale mund të shtyjë pensionimin e tij edhe pse…