Komuna e Malishevës përkrah edhe 60 bujq me makina spërkatëse

22 korrik 2021 | 12:02

Në kuadër të përkrahjes për bujqit, komuna e Malishevës i ka shpërndarë edhe 60 spërkatëse 400 litërshe për 60 bujq.

Ky subvencion është në kuadër të shpalljes publike të Drejtorisë për Bujqësi dhe Blegtori, për subvencionimin e fermerëve dhe krahas shpërndarjeve të mekanizimit tjetër bujqësor, janë shpërndarë edhe këto spërkatëse montuese 400 litërshe.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Bujqësi, Blegtori, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, ky projekt i subvencionimit të bujqve, është rreth 33 mijë euro, ndërsa përfitues janë 60 bujq, të cilët kanë participuar me 30 për qind të shumës, ndërsa komuna me 70 për qind.

“Ky nuk është projekti i fundit, por është në kuadër të përkrahjes së vazhdueshme në sektorin e bujqësisë për bujqit e komunës sonë, pasi paraprakisht kemi shpërndarë motokultivator, tani spërkatëse montuese 400 litërshe, e më pas edhe makina mjelëse dhe shpërndarëse të plehut kimik”, ka thënë drejtori Hoxha, dhe sipas tij, edhe këtë vit sikur edhe çdo vit tjetër, drejtoria planifikon përkrahje të vazhdueshme për bujqit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raste të tjera me COVID në Fshatin Olimpik të Tokios.…