Komuna e Malishevës: Shumica e planifikimeve për vitin 2018 janë realizuar
Këshilli i Drejtorëve në Komunën e Malishevë ka mbajtur të hënën mbledhjen e rregullt, e cila është drejtuar nga nënkryetari i kësaj komune, Hajdin Berisha.
Në këtë mbledhje, drejtorët e drejtorive komunale, kanë deklaruar e shumica e planifikimeve për vitin 2018 janë realizuar dhe një pjesë e vogël janë në realizim e sipër.
Drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha, ka raportuar për shpërndarjen e subvencionit të fundit për bujqit lokal, me 80 lopë qumështore, ku bëri me dije se Komuna e Malishevës është komuna që më së shumti ka dhënë subvencione për bujqit. Ai ka paralajmëruar edhe për ndarjen edhe të një subvencioni tjetër me spërkatëse 400 litërshe.
Në këtë mbledhje të gjithë drejtorët e drejtorive kanë raportuar për realizimin e punëve për javën e kaluar dhe planifikimin për javën në vijim, si dhe për aktivitetet e tyre gjatë vitit 2018.
/Epoka e re/