Komuna e Malishevës urdhëron bartjen e maskave mbrojtëse kundër Covid-19
18 qershor 2020
| 14:17
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe në pajtim me Statutin e Komunës së Malishevës, ka lëshuar një urdhëresë administrative, me anë të së cilës urdhërohet përdorimi i detyrueshëm i maskave mbrojtëse dhe dorëzave medicinave, për të gjithë stafin gjatë orarit në vendin e punës, raporton “Epoka e re”.
Po ashtu me këtë urdhëresë edhe personat fizik dhe përfaqësuesit e personave juridik, janë të obliguar të mbajnë maska dhe dorëza medicinave, si dhe të mbajnë distancën sociale gjatë kryerjes se punëve në administratën komunale.
Këto masa mbrojtëse janë marrë me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së koronavirusit.