Komuna e Mitrovicës bëhet gati për mbajtjen e provimit të maturës

24 gusht 2020 | 13:51

Drejtuar nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të hënën është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i këtij bordi dhe drejtorive komunale. Fillimisht drejtori i Arsimit, Egzon Jashari, ka njoftuar ekzekutivin lidhur me përgatitjet e bëra për rihapjen e çerdhes publike “Gëzimi Ynë”, duke thënë se pas përgatitjeve të nevojshme në përputhje me dokumentet zyrtare të institucioneve kompetente shëndetësore, si dhe në bazë të kërkesave dhe rekomandimeve të pranuara, DKA-ja ka vendosur që nga sot të rifilloj puna në çerdhen publike. “Paraprakisht është bërë përgatitja e objektit, pajisja e personelit me libreza sanitare nga IKShPK-ja, dhe bashkërisht me stafin e çerdhes kemi hartuar protokollet e veprimit të cilat specifikojnë organizimin e brendshëm, hallkën e komunikimit prind-fëmijë- edukatore, si dhe veprimet konkrete përballë rasteve potenciale me CoVid-19”,  ka thënë Jashari.

Më tutje, ai ka përmendur edhe provimin e maturës shtetërore për vitin 2020, i cili do të mbahet më 29 gusht 2020 duke filluar nga ora 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 12:30. Ai ka thënë se testi do t’i ketë gjithsej 100 pyetje dhe përfshihen tri lëndë obligative; gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë, si dhe një lëndë zgjedhore e përzgjedhur nga vet kandidati. Ndërsa në këtë mbledhje drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, ka kërkuar nga drejtoritë që të përgatisin listën me projektet prioritare të investimeve kapitale të financuara nga granti, dhe të njëjtat të procedohen fizikisht në Ministrinë e Financave, në mënyrë që të bëhet alokimi i mjeteve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jorge Luis Borges   Me rastin e 121-vjetorit të lindjes…