Komuna e Mitrovicës dënon këputjen e kabllos elektrike nga persona të papërgjegjshëm
Komuna e Mitrovicës ka mbetur pa rrymë që nga nata e mbrëmshme, kjo si pasojë e personave të papërgjegjshëm që e kanë këputur me qëllim kabllon kryesore të rrjetit elektrik të komunës.
Me këtë rast, Komuna e Mitrovicës iu bën apel partive politike që të ruajnë qetësinë dhe të mos rebelohen në këtë shkallë, ku me qëllime të caktuara keqdashëse bëjnë veprime të tilla siç kanë këputur kabllon kryesore të komunës.
Po ashtu, Komuna e Mitrovicës kërkon edhe nga qytetarët që të mos bien pre e këtyre grackave dhe provokimeve, dhe i bën thirrje organeve të Policisë së Kosovës dhe hetuesisë që të kryejnë punën e tyre me nder në përputhje me ligjet në fuqi.
Komuna e Mitrovicës si institucion lokal prioritet kryesor të saj e ka ofrimin e shërbimeve komunale për të gjithë qytetarët pa dallime politike apo etnike.
/Epoka e re/