Komuna e Mitrovicës dhe “Down Sindrome Kosova” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
17 dhjetor 2019
| 15:02
Drejtori i Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Egzon Jashari, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me OJQ “Shoqatën Down Sindrome Kosova”, për implementimin e projektit “Fuqizimi i sistemeve mbështetëse drejt realizimit të të drejtave të personave me sindromën down”.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është furnizimi i shkollave me mjetet didaktike të cilat do të lehtësojnë procesin mësimor brenda klasës ku mësojnë fëmijë me nevoja të veçanta, me këtë rast për fëmijët me sindromën down.
/Epoka e re/