Komuna e Mitrovicës dhe FSK-ja koordinohen për bashkëpunim

18 shkurt 2021 | 15:01

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbajtur takim të enjten me nënkolonelin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Afrim Veselin, me të cilin ka biseduar për çështje me interes për qytetarët e komunës dhe mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në këtë takim është potencuar se Komuna e Mitrovicës ka qenë, dhe është e gatshme të vazhdojë dhe intensifikojë bashkëpunimin me FSK-në në të mirë të qytetarëve. Në këtë kontekst, kryetari Bahtiri veçoi sidomos nevojën për mbështetje në raste emergjente nga FSK-ja që ka kapacitete dhe përvojë të duhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe nënkryetari Faruk…