Komuna e Mitrovicës dhe Kolegji AAB koordinohen për bashkëpunim
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur të mërkurën në takim përfaqësuesit e Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi, zevendësrektorin, Rizvan Rexhaj, menaxher i marketingut dhe Jehona Rukovci, koordinatore për praktika studentore.
Në takim i pranishëm ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Iset Beka.
Gjatë këtij takimi është biseduar për mundësit e bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Kolegjit AAB, për përparimin e shkëmbimeve arsimore, krijimit e mundësive të reja në dobi të studentëve dhe avancimin e cilësisë së mësimdhënies.
Kryetari Bahtiri, fillimisht i ka përgëzuar përfaqësuesit e kolegjit AAB për interesimin e tyre që të bashkëpunojnë me Komunën e Mitrovicës, duke u ofruar mundësi studentëve në arsimimin e tyre.
Ai më tutje ka shtuar se është prioritet i qeverisjes së tij krijimi i kushteve të volitshme për arsim dhe përgatitja e kuadrove profesionale.