Komuna e Mitrovicës dhe Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

06 qershor 2018 | 11:48

Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në pajtim me interesat e përbashkëta, Kolegji AAB dhe Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

 Të dy institucionet, nëpërmjet kësaj marrëveshje të nënshkruar nga rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, pajtohen që në të ardhmen të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme për promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta.

 Rektori Tafa ka falënderuar kryetarin Bahtiri për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me Kolegjin AAB, duke i thënë se ky institucion do të angazhohet me të gjitha kapacitetet që ka që kjo marrëveshje bashkëpunimi të gjejë implementim sa më të suksesshëm.

Në anën tjetër, kryetari Bahtiri e ka falënderuar Kolegjin AAB për krijimin e mundësisë për bashkëpunim, duke bërë me dije se gjithmonë do të jetë i gatshëm dhe i hapur për bashkëpunim që është në të mirë të studentëve. “Jam i gatshëm 24 orë për t’iu ndihmuar studentëve. Ata janë ardhmëria e vendit dhe u duhet ndihma e jonë çdo herë”, u shpreh kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

 Kjo marrëveshje bashkëpunimi përfshinë edhe kryerjen e punës praktike për studentët e Kolegjit AAB në institucionet/departamentet, drejtoritë, agjencitë, institucionet shkollore dhe parashkollore të Komunës së Mitrovicës si dhe e vizita të ndërsjella të të dy institucioneve.

 Kolegji AAB me këtë marrëveshje, do të ofrojë bursa të plota për nxënësit më të mirë Komunës së Mitrovicës, në cilindo nga programet e studimit, si dhe pika të tjera që janë në interesin e përbashkët ndërinstitucional.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Komunën e…