Komuna e Mitrovicës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare koordinohen për bashkëpunim
23 gusht 2023
| 16:56
Kryetari i Komunës së Mitroviës, Bedri Hamza, së bashku me drejtoreshën për Buxhet dhe Financa, Igballe Islami dhe drejtorin e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Elvis Feka, kanë pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani dhe asistenten ekzekutive Elena Elshani.
Ky takim ishte i karakterit koordinues për punën e Odës Ekonomike Gjermane, si dhe mundësitë e bashkëpunimit potencial ndërmjet dy institucioneve.
Kryetari Hamza falënderoi drejtoreshën Hasani për vizitën dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit ndër institucional.