Komuna e Mitrovicës fillon shpërndarjen e shportave për mbeturina
20 mars 2023
| 22:03
Gjatë ditës së sotme, drejtori për Mbrojtje të Mjedisit dhe Pyjeve, Egzon Sadiku, ka filluar me shpërndarjen e shportave për mbeturina të përfituara nga Granti i Përformancës për Mjedis të Pastër, ku gjatë kësaj shpërndarje asistuan edhe punëtoret e të KRM “Uniteti-t”.
Drejtori Sadiku ka bërë me dije se kanë filluar në ndarje të shportave familjare të mbeturinave 120L, në një pjesë të lagjes Frashër për të vazhduar më pas dhe në lagjet e tjera.
Më tutje drejtori Sadiku, ka theksuar se në këtë mënyrë do të shtrijnë rrjetin e ofrimit të shërbimevepër qytetarët sepse me veprime të tilla do të minimizohen deponitë ilegale.