
Komuna e Mitrovicës i jep titullin “Qytetar Nderi i Mitrovicës” Halil Kastratit
03 nëntor 2022
| 19:47
Me propozim të kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza për aktivitetin e tij në shërbim të qytetarëve të të gjithë Kosovës, Kuvendi Komunal e ka shpallur Halil Kastratin “Qytetar Nderi”, me plotë meritë.
Halil Kastrati është prej humanistëve më të mëdhenj të vendit tonë.
Me punën e tij, posaçërisht në strehimin dhe kujdesin ndaj të moshuarve tanë, Halili ka përmbushur një detyrë të lartë njerëzore.