Komuna e Mitrovicës inkasoi mbi 92 për qind të hyrat vetanake
Drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, të hënën është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, në të cilën janë diskutuar dhe shqyrtuar çështje të rëndësishme nga fushëveprimi i Bordit dhe drejtorive komunale.
Në mbledhjen e këtij bordi përfaqësuesja nga UN-Habitat, Zana Sokoli, ka prezantuar Planin Zhvillimor Komunal për vitin 2009-2025, me ç’rast ka falënderuar drejtorët komunalë për bashkëpunimin e mirëfilltë të tyre dhe anëtarëve të grupeve punuese në hartimin e këtij plani. Po ashtu pjesë e Planit Zhvillimor Komunal të Mitrovicës është edhe kompania konsulente “INSI” sh.p.k e cila bën hartimin e këtij plani.
Ndërsa drejtori i Urbanizmit, Besnik Beka, ka thënë se është tejet mirënjohës për bashkëpunimin e mirë që ka pasur ndër vite Komuna e Mitrovicës me UN-Habitat dhe kompaninë në fjalë.
Ai ka theksuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje. Në anën tjetër, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, ka kërkuar nga Bordi i Drejtorëve që të formohet një komision ku do të shqyrtohet mundësia për krijimin e një rregulloreje për dhënien e dekoratave të ndryshme.
Kurse drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, ka njoftuar bordin lidhur me inaksimin e të hyrave vetanake për vitin 2018 duke thënë se përgjatë këtij viti, inaksimi i këtyre të hyrave ka qenë afro 92. 17 për qind.
/Epoka e re/