Komuna e Mitrovicës jep lajm të rëndësishëm për qytetarët që kanë kaluar Covidin

15 mars 2021 | 16:05

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar të gjithë qytetarët rezidentë të kësaj komune se ka filluar faza e dytë e aplikimit për mbështetje financiare prej 50 euro për të gjithë të infektuarit me virusin Covid-19 të cilët janë pjesë e listës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Sipas kësaj komune, të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata qytetarë të cilët janë kontaktuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si të shëruar.

“Aplikimi është i hapur në afat të pacaktuar andaj lusim të gjithë qytetarët të cilët janë aktualisht pozitiv me virusin Covid-19 të respektojnë periudhën e izolimit prej 14 ditësh dhe pas të pranojnë konfirmimin si të shëruar, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të aplikuar për mbështetje financiare”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ta Pastrojmë Kosovën ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit…