Komuna e Mitrovicës ka bërë funksionalizimin e sistemit të menaxhimit të radhës në administratë
Drejtori i Drejtorisë së Administratës në Mitrovicë, Gëzim Stavileci, së bashku me nënkryetarin e komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, kanë bërë funksionalizimin e sistemit të menaxhimit të radhës në sektorët e shërbimit të administratës komunale.
Nga drejtori Stavileci është bërë me dije se ky shërbim i avancuar ka për qëllim rritjen e efikasitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve, rritjen e profesionalizmit si dhe ofrimin e shërbimeve sa më të mira e të shpejta për qytetarët e Mitrovicës.
Ndërsa nënkryetari Arian Tahiri ka theksuar se jemi të përkushtuar për të ofruar shërbime sa më cilësore për qytetarët andaj edhe funksionalizimi i sistemit të menaxhimit të radhës do ta mundësojë reduktimin e kohës së pritjes së qytetarëve dhe eliminimin e radhëve në komunën e Mitrovicës.