Komuna e Mitrovicës ka evakuar 16 familje në lagjen “Adem Voca”
21 janar 2023
| 14:24
Pas situatës së krijuar nga vërshimet dhe rritjes së nivelit të ujit nga lumi Ibër, janë evakuar 16 familje në lagjen “Adem Voca”, në Mitrovicë.
Evakuimi i këtyre familjeve është bërë nga ekipet emergjente komunale, me ç’ rast iu është zgjidhur çështja e banimit, duke i strehuar në objekte të kontraktuara nga komuna si dhe janë furnizuar me ushqim të rregulltë, veshmbathje dhe pako higjienike.
Komuna e Mitrovices do te vazhdojë të qëndrojë afer të gjithë qytetarëve, pa dallim.