Komuna e Mitrovicës merr përkrahjen e MKRS-së
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur të enjten në takim kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me të cilin ka biseduar për projekte të ndryshme në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit.
Ministri Gashi ka treguar gatishmërinë për të ndihmuar këtë komunë në realizim të projekteve.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka informuar ministrin për punët që janë realizuar në Komunën e Mitrovicës gjatë vitit të kaluar dhe për planet dhe projektet që kanë për këtë vit në fushën e trashëgimisë kulturore, kulturës dhe sportit.
Ai e ka falënderuar ministrin për mbështetjen që i ka dhënë kësaj komune që të përkrahë projektet në fushat që mbulon MKRS-ja duke shpresuar në thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me synimin që të avancohen fushat e kulturës e sportit në këtë komunë.