![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/06/mitrovice-4.jpg)
Komuna e Mitrovicës përfiton edhe një kamion për mbeturina nga MMPHI-ja
Komuna e Mitrovicës ka përfituar edhe një kamion për grumbullimin e mbeturinave me kapacitet 8m3 nga Gara për Mjedis të Pastër.
Në ceremoninë e ndarjes së këtij granti mori pjesë drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku si dhe udhëheqësi i Sektorit të Mbeturinave, Irfan Peci.
Me rastin e pranimit të kamionit, drejtori Sadiku ka thënë se ky kamion i ri ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse do të ndihmojë që të kemi një mjedis sa më të pastër dhe të shëndetshëm në qytetin e Mitrovicës.
Po ashtu, drejtori Sadiku, ka falënderuar zyrtarët e Drejtorisë së Mjedisit dhe KRM “Uniteti” për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre në përmirësimin e mjedisit, ku pa përkushtimin dhe kontributin e tyre, nuk do të ishte realizuar kjo punë e mirë.