Komuna e Mitrovicës përfiton grant prej 324,073.00 euro nga DEMOS-i
Në kuadër të Grantit të Performancës, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka nënshkruar marrëveshjen për mirëkuptim dhe financim, ku Komuna e Mitrovicës falë performancës së saj është përfituese e një granti në vlerë prej 324,073.00 euro nga projekti i DEMOS-it, i cili është financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe MAPL në kuadër të projektit i cili ka për qëllim të ofroj asistencë teknike për Komunën, me qëllim të përmirësimit të performancës.
Nënkryetari Mujka ka falënderuar DEMOS-in për mbështetjen e tyre për Komunën e Mitrovicës dhe në të njëjtën kohë ai ka shprehur gatishmërinë institucionale për të rritur performancën komunale në të ardhmen.
Mjetet e këtij granti do të përdoren për realizimin e projektit “Ndërtimi i urës te Liqeni Artificial dhe rregullimin e hapësirës përreth liqenit”, në vlerën totale prej 485.000.00 euro, ku shuma e ndarë nga GPK për vitin 2021 nga DEMOS është 324,073.00 euro ndërsa komuna nga buxheti i saj vjetor do të financoj këtë projekt në shumën prej 160,927.00 euro.
Ndërsa qëllimi i grantit të performancës është stimulimi i komunave për përmirësimin e mëtutjeshëm të performancës së tyre në fushat e qeverisjes demokratike, menaxhimit komunal, transparencës dhe integriteti.