Komuna e Mitrovicës përfiton grant prej 93,681 euro nga DEMOS-i
Në kuadër të Grantit të Performancës, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, së bashku me drejtorin e Administratës, Hysen Muzliukaj, kanë nënshkruar marrëveshjen për mirëkuptim dhe financim, ku Komuna e Mitrovicës falë performancës së saj është përfituese e një granti në vlerë prej 93,681.00 euro nga projekti i DEMOS-it, i cili është financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe MAPL në kuadër të projektit, i cili ka për qëllim të ofrojë asistencë teknike për komunën me qëllim të përmirësimit të performancës.
Nënkryetari Mujka ka falënderuar DEMOS-in për mbështetjen e tyre për Komunën e Mitrovicës dhe në të njëjtën kohë ai ka shprehur gatishmërinë institucionale për të rritur performancën komunale në të ardhmen.
Ai po ashtu ka përshëndetur punë e palodhshme të koordinatorit për performancë komunale, Mehmet Bajrami, i cili së bashku më zyrtarët e tjerë komunal me shumë përkushtim po e kryejnë këtë punë.
Mjetet e këtij granti do të përdoren për investime kapitale në çfarëdo fushe prioritare në përputhje me kompetencat dhe planet e komunës.
Ndërsa qëllimi i grantit të performancës është stimulimi i komunave për përmirësimin e mëtutjeshëm të performancës së tyre në fushat e qeverisjes demokratike, menaxhimit komunal, transparencës dhe integriteti.
/Epoka e re/