Komuna e Mitrovicës me platformë elektronike për qytetarët
13 mars 2018
| 14:16
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur të martën në takim Roberta Osmani, hulumtuesen e lartë nga organizata Demokracia Plus (D+).
Gjatë këtij takimi është biseduar rreth memorandum mirëkuptimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe kësaj organizate.
Qëllimi i këtij memorandum bashkëpunimi sipas hulumtueses Osmani, ka të bëjë për një artikulim të kërkesave të qytetarëve për përmirësimin e shërbimeve publike.
Ajo ka theksuar se përmes kësaj platforme elektronike dhe përmes transparencës komunale, Komuna e Mitrovicës dhe Demokracia Plus, do të shprehin vullnetin për të bashkëpunuar më gjerësisht në përdorimin e platformës elektronike ndreqe.com, për të adresuar kështu ankesat e tyre qytetarët mitrovicas.