Komuna e Mitrovicës shpërblen me 2 mijë euro Muhamet Ramadanin
20 gusht 2019
| 15:48
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim talentin e atletikës, Muhamet Ramadani, i cili ishte i shoqëruar me trajnerin dhe trajnerin e tij, nga klubi i atletikës “Mitrovica”, Xhavit Tahiri dhe Shaban Ramadani.
“Kryetari Bahtiri dhe trajneri Ramadani, u dakorduan që komuna e Mitrovicës të ndërtoj një minifushë sipas normave ndërkombëtare për hedhje të gjyles, pasi që stadiumi ‘Adem Jashari’ është në renovim, dhe kjo fushë të ndërtohet afër Liqenit Akumulues në fshatin Suhodoll. Kryetari Bahtiri, ofroj mbështetjen e tij, duke ndihmuar talentin mitrovicas me rreth 2 mijë euro për sukseset e treguara në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.
/Epoka e re/