Komuna e Mitrovicës shton masat parandaluese ndaj koronavirusit

15 mars 2020 | 18:54

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë me dije se në mbledhjen urgjente me Bordin e Drejtorëve, ku i pranishëm ishte edhe komandanti i Stacionit Policor në Jug, Ahmet Xhosha, kanë shtuar masat parandaluese ndaj koronavirusit

Ai ka bërë me dije se kanë marrë vendim për reduktimin e stafit komunal nga secila drejtori përkatëse, mbylljen e të gjitha hoteleve dhe moteleve që veprojnë në qytetin e Mitrovicës, mbylljen e gjellëtoreve, qebaptoreve, byrektoreve dhe Fast Food-ve, të bëhet çdo ditë pastrimi dhe larja e sheshit, rrugëve të qytetit si dhe hapësirat përgjatë Liqenit Akumulues, si dhe të bëhet dezinfektimi i të gjitha objekteve të hapësirave publike dhe ndërmarrjeve publike.

“Po ashtu gjatë kësaj mbledhje kemi bërë edhe përcaktimin e dy objekteve për raste emergjente: Qendrën Multifunksionale “Omni Sport” dhe Palestrën Sportive “Minatori”, lidhur me trajtimin e personave eventual të dyshuar me koronavirus COVID-19”, ka thënë Bahtiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se janë në…