Komuna e Mitrovicës subvencionon 94 fermerë me farë misri dhe pleh artificial

02 maj 2018 | 12:04

Komuna e Mitrovicës ka mbështetur 94 fermerë, ku 79 prej tyre janë pajisur me nga një thes me farë misri dhe 100 kilogramë pleh artificial, ndërsa 15 fermerë me nga 2 thasë farë misri dhe nga 200 kilogramë pleh artificial.

Ky projekt arrin vlerën prej 6,213 euro, me ç’rast komuna ka ndarë fonde në shumën prej 4,970 euro, kurse pjesa tjetër në shumën prej 1,242.6 euro është siguruar nga participimi i fermerëve.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave midis komunës dhe fermerëve, i pranishëm ishte  kryetari i  komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku.

Në fjalën e tij, kryetari Bahtiri u shpreh i sigurt që do vazhdohet edhe më tutje që t’i kushtohet një angazhim i veçantë sektorit të bujqësisë.

Ai u ka bërë thirrje fermerëve mitrovicas që t’ju përgjigjen ftesës për bashkëpunim me kompaninë “Agroprodukti” nga Istogu, për kultivimin e bimëve mjekësore aromatike, duke i njoftuar njëkohësisht fermerët me kushtet e bashkëpunimit.

Kryetari Bahtiri ka theksuar se fermerët e interesuar farën e kanë falas nga kjo kompani dhe se përftimi i tyre do jetë shumë i madh.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jupp Heynckes është shprehur i zhgënjyer me eliminimin e Bayern…